Virozat dhe gripi në Elbasan/ Mici: Mbi 200 pacientë kërkojnë ndihmë mjekësore në 24 orë (VIDEO)

Virozat dhe gripi në Elbasan/ Mici: Mbi 200 pacientë kërkojnë ndihmë mjekësore në 24 orë (VIDEO)

Virozat e stinës dhe gripi kanë mbingarkuar qendrat shëndetësore dhe urgjencën në Spitalin e Elbasanit.

Korrespondentja nga Elbasani, Entela Duka, ka intervistuar për ‘MCN Live’ mjekun e Emergjencës, Ergys Mici, i cili bëri të ditur se mbi 200 pacientë kërkojnë ndihmë mjekësore çdo ditë për simptoma të gripit dhe virozës sezonale.

Vetëm në shërbimin e Urgjencës, mbi 200 persona paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore. Sipas mjekut Mici, qytetarët shfaqin simptoma të tilla si temperaturë të lartë, rrufë, dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndërsa teksa tha se grupet më të rrezikuara janë ato të moshës së tretë, ai dha këshilla për qytetarët se si të mbrojnë veten nga situata e ngarkuar virusale që ka përfshirë vendin.

Situata në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit ka parë një rritje të numrit të paraqitjeve gjatë muajit janar, për shkak të virozave stinore.

Numri i rasteve është rritur, me mbi 200 pacientë që kërkuan ndihmë brenda 24 orëve, duke pasur simptoma si temperaturë të lartë, rrufë, teshtima, lodhje të tepërt dhe vështirësi në frymëmarrje.

Disa raste kanë kërkuar edhe hospitalizim për shkak të gjendjes së rënduar.

Virozat stinore janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe dhe qarkullojnë çdo vit, duke shkaktuar një shtim të rasteve.

Megjithatë, ne theksojnë se nuk ka situata alarmante dhe këshillojnë qytetarët të kujdesen për higjienën personale dhe të kufizojnë ekspozimin në grumbullime të shumta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virozëve.

Kategoritë më të prekura janë ato të moshës së tretë, ku për shkak të sëmundjeve përcjellëse kronike që kanë, mund të paraqesin rrezikshmëri më të lartë dhe kërkohen edhe hospitalizomi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy