Pushohen nga puna dy zyrtarë të lartë të USAID-it/ Musk: Organizatë kriminale që do të vdesë!

Pushohen nga puna dy zyrtarë të lartë të USAID-it/ Musk: Organizatë kriminale që do të vdesë!

Dy zyrtarë të lartë të sigurisë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) thuhet se janë pushuar nga puna nga administrata e Presidentit Donald Trump.

Vendimi është marrë pasi ata u përpoqën të parandalonin një auditim nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i udhëhequr nga CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk. 

Një ekip inspektorësh të DOGE kërkuan të rishikonin "materialin e klasifikuar në zona të kufizuara" të shtunën, por u ndaluan nga zyrtarët e sigurisë së USAID, raportoi AP.

Sipas agjencisë së lajmeve, inspektorëve u tha se u mungonte leja e nevojshme e sigurisë dhe siguria e USAID-it ishte "e detyruar ligjërisht" t'u mohonte aksesin në të dhënat e kërkuara”.

"Jo, ata u përpoqën të gënjejnë për të mbuluar korrupsionin e tyre," shkroi Musk në X, duke hedhur poshtë pretendimet se ekipit i mungonte leja e sigurisë. 

Përfundimisht, inspektorët fituan akses në materialet e kërkuara, duke përfshirë të dhënat e personelit dhe "raportet e inteligjencës", sipas AP.

Zyrtarët e USAID-it, të identifikuar si John Vorhees dhe zëvendësi i tij, Brian McGill, u pushuan nga puna. 

DOGE nuk ka publikuar ende detaje të rishikimit të aktiviteteve të USAID-it, por Musk sulmoi agjencinë në një seri postimesh të ashpra të dielën. 

USAID është një organizatë kriminale. Është koha që të vdesë,” tha Musk, duke akuzuar agjencinë për “pagimin e organizatave mediatike për të publikuar propagandën e tyre”  dhe madje duke përdorur dollarët e taksapaguesve amerikanë për të financuar “kërkimin e armëve biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy