Avokati i Popullit kërkon ndërhyrje nga autoritetet për rastin e të miturve që punojnë në kantier ndërtimi

Avokati i Popullit kërkon ndërhyrje nga autoritetet për rastin e të miturve që punojnë në kantier ndërtimi

Avokati i Popullit i ka kërkuar Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës të ndërmarrin inspektim urgjent në një subjekt privat, pas publikimit në rrjetet sociale të një rasti ku dy të mitur dyshohet se janë të angazhuar në punë ndërtimi në një kantier të biznesmenit Gjergj Luca.

 

Avokatit të Popullit ka kërkuar verifikim të menjëhershëm të rrethanave dhe marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në këtë rast.

 

“Punësimi i të miturve është i rregulluar rreptësishtë nga legjislacioni shqiptar i punës dhe nga detyrimet ndërkombëtare që Shqipëria ka marrë përsipër përmes Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Në këtë kuadër, institucionet përgjegjëse janë thirrur të veprojnë me urgjencë për të garantuar zbatimin e ligjit.

 

Avokati i Popullit ka bërë të ditur se do të ndjekë nga afër veprimet e autoriteteve dhe do të monitorojë nëse janë përmbushur detyrimet ligjore, duke informuar publikun mbi konkluzionet e hetimit administrativ.”

 

Kujtojmë se dy ditë më parë biznesmeni publikoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale video nga kantieri i tij i ndërtimit duke filmuar dy të mitur të moshave 14-15 vjeç teksa punonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy