Gazetari Genc Burimi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Salianji nuk ka asnjë propozim për Shqipërinë, por vetëm për partinë.
Sipas Burimit, PD nuk duhet ta marrë opinionin publik peng.
Në Shqipëri nga Salianji nuk ka asnjë propozim. As nga Salianji, as nga Alimehmeti, asnjë propozim për Shqipërinë. Kanë propozime për partinë, prandaj mesazhi im është ta zgjidhin hallin e partisë, të mos e marrin opinionin peng.
Kur të kenë një propozim për Shqipërinë p.sh. si trajtohet çështja e Ballukut, a ka propozim këta? Paratë që sjell narkotrafiku, a kanë ligj të posaçëm këta?
Më tej Burimi tha se duhet një hetim i brendshëm brenda PD-së për firmat e Avokatit të Popullit.
Duhet hetim i brendshëm që të tregohet se kush mashtron.



