Furnizimi i tregut me karburante është paralizuar. Shkak është bërë ndërprerja e punës nga koncesionari i markimit të karburanteve GFI.
Sipas vendimit të qeverisë transportuesit e naftës nuk mund të paguajnë taksat dhe të dalin nga zona doganore pa bërë më parë markimin e mallit.



