Gjatë seancës së sotme, ku u miratua hetimi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me ministrin Damian Gjiknuri.
Emri i Gjiknurit është përmendur së fundmi nga ish-kryeministri Berisha, i cili e akuzon atë si “ministri i lidhur me drogën në qeverinë e Ramës”.
Në një status disa ditë më parë, Berisha shkroi se edhe Gjiknuri është fotografuar me vëllezërit Habilaj.



