Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur misis tyre dhe fëmijë pas një përplasje ballore ndërmjet 2 trenave në në Puglia të italisë.
Ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë të gjallë disa pasagjerë , midis tyre dhe një fëmijë të mitur ku është dërguar menjëherë në spital me helikopter. Ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet në orët në vijim. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia komunale, më shumë se 118 ambulanca , tre ekipe zjarrfiksish, si dhe helikopterë të cilët po dërgojnë të plagosurit në spitalet më të afërta.
Dy trenat e përplasur janë trena rajonalë që zakonisht udhëtojnë me shumë persona në bord.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj përplasjeje por operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon. Ndërsa Kryeministri italian, Mateo Renzi, ka deklaruar se do të gjehen menjëherë përgjegjësit e ngjarjes së rëndë dhe se do të punohet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.



