
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme ku u vra me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishit.
Gazetari Besmir Pula tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se pista kryesore e hetimit është dyshimi se sherri nisi për një vajzë e ishte në makinë me viktimën.
Familja e 18-vjeçarit ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime. Grupi hetimor po heton faktin e lidhjes së një vajze me një nga shokët e 18-vjeçarit. Sherri ka nisur për zënkën që ka pasur grupi kundërshtar i 18-vjeçarit me shokun e tij.
Pista kryesore është përqendruar tek kjo gjë.
Burime na bëjnë me dije se në momentin që ka ndodhur sherri e pranishme ka qenë dhe vajza që është bërë shkak i këtij konflikti.
Pista kryesore, është zënka që kishte nisur për vajzën e cila më parë kishte qenë e dashura e një 26-vjeçari që ishte shok me autorin e dyshuar dhe personat e tjerë që ndodheshin në makinën tip Volsvagen.



