Dhjetëra fëmijë vdesin në Afrikë, shkak një shurup i prodhuar në Indi

Dhjetëra fëmijë vdesin në Afrikë, shkak një shurup i prodhuar në Indi

Katër shurupe kolle dyshohet se shkaktuan vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia, në Afrikën Perëndimore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, nëpërmjet Drejtorit të saj të Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, ngriti alarmin se disa ilaçe, që ishin prodhim indian shkaktuan vdekjet e 66 fëmijëve. 

Kompania prodhuese e këtyre shurupeve është Maiden Pharmaceuticals Limited.

OBSH po kryen hetime të mëtejshme me kompaninë dhe autoritetet rregullatore në Indi.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH paralajmëroi gjithashtu se megjithëse produktet e kontaminuara deri më tani janë vetëm të zbuluara në Gambia, ato mund të jenë shpërndarë në vende të tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy