Vijojnë akuzat nga “selia blu” në drejtim të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashaka ka akuzuar dy krerët e policisë në Korçë dhe Gjiroksatër, Arianit Arapin dhe Ajet Zyberin se janë të implikuar në trafikun e drogës. Sipas kryedemokratit, Saimir Tahiri justifikohet para trafikantëve e drogës se nuk ishte ai që i vendosi para drejtësië. Basha theksoi se këto akuza janë të dokumentuara ndërsa shtoi se qeveria e Ramës ka rënë në duart e mafias dhe krimit.



