Atentati që tronditi vendin/ Bregu: Vrasja e tillë ka vlerë të lartë, rreth 1 miliard lekë

Atentati që tronditi vendin/ Bregu: Vrasja e tillë ka vlerë të lartë, rreth 1 miliard lekë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të martën në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi ngjarjen si një vrasje të organizuar, duke theksuar se për të realizuar një akt të tillë nevojiten shuma të mëdha parash.

Për të realizuar këtë lloj krimi shifrat janë të larta i afrohet rreth 1 miliard lekë. Askush nuk merr përsipër vrasje të këtilla për shuma të vogla. 

Natyra e sulmit dhe mënyra e ekzekutimit tregojnë për planifikim profesional, dhe se një vrasje e këtij niveli nuk mund të bëhet me paga të ulëta apo për motive të zakonshme.

Nuk do ta vriste askush një person të afërm për 100,000 €. Kur fute në llogaritjen ekonomike të një vrasjeje të tillë, e vetmja mënyrë e besueshme për ekzekutim është kur viktima është i pambrojtur,  p.sh. gjatë ardhjes nga avion ose në momentin kur nuk ka armë me vete. 

Grabitja e situatës, frika e kryerësve dhe mënyra e qitjes tregojnë për angazhim të grupeve të profesionalizuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy