Partia Socialiste tërhiqet nga nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Në mbledhjen që po mbahet në Komisionin Hetimor për Metën, socialistët janë shprehur se shkeljet e konstatuara nga ata qëndrojnë, por ato nuk sollën pasoja që të çojnë deri në shkarkimin e Presidentit.
Ka qenë relatorja Klotilda Bushka ajo që ka lexuar disa nga përfundimet e raportit 76 faqesh të hartuar nga PS.
"Kolegët kanë të drejtë për shkeljet, por këto shkeje nuk sollën pasoja në vend por vetëm disa raste që u mënaxhuan nga Policia. Është e qartë se kemi shkelje në zgjedhjet e vitit 2019 dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Si shkelje janë konstautar: Kompetencat e Presidentit nuk parashikojnë shtyrjen e zgjedhjeve dhe anulimi i zgjedhjeve ka bërë që të ndërhyrjet në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Nuk gjetëm shkelje të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Shkelje ka pasur por nuk sollën pasojë përveç disa konflikteve në vend. Në gjykimin tonë shkeljet nuk justifikojnë shkarkimin. Ka pasur shkelje për anulimin e ditës së zgjedhjeve, pasi ka të drejtë vetëm ta caktojë dhe nuk ka fuqi prapavepruese...", tha ndër të tjera deputetja Klotilda Bushka.
Opozita parlamentare nuk ka rënë dakord me maxhorancën, e cila ka hequr dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta, duke braktisur mbledhjen e Komisonit Hetimor.
Opozita i cilësoi këto qëndrime të PS si lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës.



