Green Deal, zero emetime deri në vitin 2050

Green Deal, zero emetime deri në vitin 2050

Evropa synon zero emetime deri në vitin 2050 me objektiva të reja për uljen e emetimeve deri në vitin 2030 nga 40% që është aktualisht në 50-55% , duke kontribuar në mobilizimin e investimeve publike dhe private për klimën dhe mjedisin me një shumë prej 260 miliardë eurosh në vit.

Këto janë pikat kryesore të komunikimit për "Green Deal" (Marrëveshjen e Gjelbër) të Komisionit Evropian nën drejtimin e Ursula von der Leyen.

Nisma e parë, e planifikuar për në janar, do të jetë një plan i qëndrueshëm investimesh që do të përmbajë një instrument financiar për të përfshirë rajonet e BE-së më të varura nga karburantet fosile (Fondi i barabartë i tranzicionit që synon të mobilizojë 100 miliardë euro në shtatë vjet).

Në vitin 2021 do të fillojë përditësimi i legjislacionit për klimën i miratuar në pesë vitet e fundit dhe BE-ja do të pajiset me një mekanizëm për të mbrojtur industrinë evropiane nga konkurrenca e vendeve të treta që kanë kritere më pak të rrepta ndaj klimës, në sektorët që janë më të ekspozuar ndaj tranzicionit. /Ansa/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy