Eksperti i financave Eduard Gjokutaj deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ka një frenim të kredidhënies për individët dhe për bizneset për shkak të rritjes së kostove të kredive.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Gjokutaj tha se mungesa e kreditimit ka ulur atë pjesë të planit të investimeve të biznesit dhe konsumit të cilët nuk shfaqin tregues optimizmi.
N.q.s. i referohemi raportit të Banka e Shqipërisë që ka përfshirë 3 mujorin e parë të 2023 shikojmë që ka një frenim të kredidhënies si për individët dhe bizneset, është rrjedhë e natyrshme për shkak të rritjes së kostove të kredive që në lekë ka vajtur mbi 7 % dhe për euron 5% dhe është e papranueshme për nivelin si operon ekonomia jonë për sa i përket bizneseve. Individët kanë synuar të mos kenë më depozitime për afate 1 vjeçare, por për afat të gjatë. Vijon tendenca e depozitave në euro lidhen me sigurinë afatgjatë të kësaj situate tranzitore. Kjo ka dhënë një ndikim, pasi mungesa e kreditimit ka ulur atë pjesë të planit të investimeve të biznesit dhe nga ana tjetër dhe konsumit, dhe pse të dy kanë rritje në fakt ato nuk shfaqin asnjë tregues optimizmi, por janë nivele të pranueshme për të mbajtur gjallë.
Atë që nuk e bëjnë bankat e nivelit të dytë, duket se i shtyjnë klientët jashtë, pasi kanë shtrenjtuar kostot dhe kanë rritur refuzimin e kërkesave. Oferta monetare që vjen përmes injektimit të eurove nga tregu privat, biznesi e ka gjetur veten, por kjo është qasje që bazohet te informaliteti.
Në momentin që është shtrënguar qoftë pjesa rregullatorë e marrjes së kredive dhe qoftë kostoja e lekëve që ata përpiqen të mbajnë konsumin për individët dhe biznesin, kjo ofertë monetare është sa tregues ku orientohen bizneset dhe i orientojnë tek ky treg që vjen me ofertën me paranë që ekzistojnë në Shqipëri.
BSH për gjykimin tonë duhet të bënte një rikonsiderim të politikës së lehtësimin sasior, injektonte më shumë para në treg. Tani kanë bërë politikën e shtrëngimit sasior.Gjumin e qetë të bankave e dikton informaliteti. Nëse bankat operojnë në tregun formal të kreditimit, kredituesit e fajdeve janë në tregun informal. Të dy nxjerrin fitime pavarësisht se janë në të njëjtën ekonomi. Bankat nuk ndihen të kërcënuara se kanë një qasje në një treg oligopol i cili kontrollon gjithë volumin dhe nuk kemi instrumente të tjera si fonde investimesh apo fonde që do ishin konkurrente dhe do shëndoshnin tregun financiar.



