Komisioni i Sigurisë miratoi buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa dy episode shoqëruan seancën. Ikja e dritave në komision dhe rënia e një deputeti nga karrigja shkaktuan hilaritet në sallë. Ndërkaq, kryetari Spartak Braho tha se mënyra sesi kishte komunikuar presidenti Nishani nuk ishte institucionale, kurse deputetët patën komente të ndryshme rreth buxhetit.



