Arbitrazh në Shqipëri, Tola: Supozohet ndihmë dhe suport ekonomik për bizneset, garanci ndërkombëtare (VIDEO)

Arbitrazh në Shqipëri, Tola: Supozohet ndihmë dhe suport ekonomik për bizneset, garanci ndërkombëtare (VIDEO)

Miratohet në Komisionin e Ligjeve projektligji për ngritjen e dhomës së arbitrazhit në Shqipëri, një propozim i Ministrisë së drejtësisë. Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Igli Tola në MCN Live u shpreh se për bizneset nuk është e favorshme dhe se gjithmonë gjejnë një rrugë të mesme. Ai tha se ky arbitrazh supozohet një ndihmë dhe suport ekonomik për bizneset. Sipas tij, arbitrazhi në Shqipëri përkthehet në garanci ndërkombëtare, pasi marrja e një vendimi për bizneset mund të zgjasë me vite. “Arbitrazhi në Shqipëri është një nismë e cila nuk është Shqipëria e para që e implementon, pothuajse të gjitha vendet në rajon e kanë marrë si iniciativë por e kërkuar nga biznesi i cili duke qenë se vuan atë kalvarin e gjatë që shkon përkundër parimit që biznesi ka në princip shtyn qeverinë në këtë rast për të bërë struktura eficente, për të mos kaluar çdo konflikt që mund të jetë administrativ midis palëve midis furnitorëve, klientëve pa përfshirë konfliktin midis biznesit dhe qeverisë. Kryesish çdo mosmarrëveshje mes palëve ekonomike që ka vetëm dëme në ekonomi, të mos të kenë më nevojë që të shkojnë në apel e kështu me radhë, pra gjithmonë biznesi kërkon rrugë alternative”. Në vijim ai shpjegoi arbitrazhin ndërkombëtar për të cilin u shpreh se është nën ombrellën e bankës botërore dhe se dalja nga ajo cenon marrëdhënien apo vijimin e pasjes mbështetjen e OKB. “Shqipëria është një nga palët nënshkruese të saj dhe dalja nga ajo do krijonte kosto për vendin tonë sepse do shkëputeshim nga një prej institucionet siç janë kombet e bashkuara dhe e dyta gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar është një nga levat e kontrollit të investimeve të huaja. Çdo investitor i huaj që kërkon të vijë në vend do e kishte shumë të vështirë pra ajo është garanci për zbatimin e marrëveshjeve. Sa i përket gjobave ajo është tejet diskrete, por ajo që mund të themi është numri i çështjeve që jemi të përfshirë. Dalja nga ajo më duket procedurë e vështirë, sjell shumë kosto. Ky garantor është shumë herë më i rëndësishëm dhe evident për investitorët që do tentonin të vinin në Shqipëri”. I pyetur nëse është diskutuar ky projektligj me biznesin, Tola tha se duhet patjetër që dhe biznesi të ketë qenë palë e saj sepse duhet të diskutohet dhe më i interesuar duhet të jetë biznesi, por mesa ai di nuk janë ata iniciator. “Problemet kryesore mes palëve lidhen kryesisht me çështjen e kontratave, janë çështje administrative formale, pra kryesisht janë çështje të cilat nuk është se kanë një vështirësi të madhe për të, por dhe pse duket e lehtë në parim kërkon kohë për të marrë zgjidhje dhe në gjuhën e biznesit vonesat kthehen në para në biznes. Ndërsa në rastin biznes-qeveri këto gjykohen së pari brenda strukturave, janë të një natyre tjetër që lidhen me gjobat e kështu me radhë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy