
Në redaksinë e emisionit “Xhadat” është drejtuar familja Tena nga Laçi, e përbërë nga 2 anëtarë: bashkëshorti i quajtur Ndue dhe bashkëshortja e quajtur Florenta.
Të dy vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore, por si pasojë e pamundësisë ekonomike nuk e marrin dot shërbimin mjekësor. Të dëshpëruar i bëjnë lutje shqiptarëve që t’i mundësojnë një ndërhyrje operacionale, që do të përmirësojë shëndetin e gruas.
Jam Ndue Tena nga Laçi. Jam invalid pune i shkallës së 2-të. Mua fillimisht më ra infarkt, pastaj kam hequr veshkën, kam bërë ndërhyrje në zemër, ku kam vënë disa unaza.
Kam dal edhe anemik... vuaj nga diabeti. Unë i marr ilaçet me rimbursim, po jo të gjitha që më duhen. Vetëm një pjesë të tyre.
Kam punuar dikur në peshkim, por tani nuk bëhet fjalë. Kam që në vitin 2013 që nuk punoj më...
Përkrahje sociale nuk marrim, por mbahemi vetëm me shitjen e pulave të fushës dhe me kempin që marr unë prej 140 mijë lekësh... me kaq e shtyjmë muajin ne të dy.
Ndërsa gruaja shtoi mes lotësh:
Quhem Florenta Tena. Jemi të dy të sëmurë, burri trajtohet me kemp, ndërsa unë jo. Kam deformim kockash, por nuk jam trajtuar sepse nuk kam mundësi ekonomike.
Vuaj nga tensioni dhe vetëm ilaçet më bëjnë 40 mijë lekë, por s’kam pas mundësi ti marr të mira dhe i marr të gradës parë me rimbursim. Eci vetëm me shkop ose patericë.
Kam nevojë urgjente për ndërhyrje, por nuk kam lekë. Bereqavës jemi të gjallë, por të vuajtur. Kemi vetëm një dhomë, por e kemi ndarë me perde.
Këtu flemë, ndërsa ndarjen tjetër e përdorim si magazinë. Muret janë me lagështirë, por të paktën kemi një sobë ku ngrohemi dhe gatuajmë.
Kemi pa paguar energjinë elektrike mbi dy vite dhe kanë shkuar mbi 3 milionë lekë për të paguar. Neve s’na dalin lekë për ilaçe, jo më për drita.
Kanë ardhur disa herë për të na prerë dritat, por kur kanë parë hallin tonë na kanë falur. Dush nuk kemi, por lahemi me kusi.
Detyrohemi të ndezim zjarr jashtë dhe ngrohim ujë për t’u larë. Lutemi kush ka mundësi të na ndihmojë.
Të vënë dorën në zemër, se kam nevojë për ndërhyrje në kockë”.
Kontaktoni në: 0682130709



