Kur kanë kaluar një javë nga shkarkimi i tij nga posti i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk ka mundur pa bërë disa komente në drejtim të qeverisë ku pak ditë më parë ishte dhe ai pjesë e saj.
Ish-ministri i drejtësis ka komentuar situatën në vend, duke bërë një krahasim me Rusinë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë se vetëm në Rusi fajësohet opozita për gjërat e këqija që ndodhin në vend.
“Teoria që opozita është fajtore për çdo gjë të keqe që ndodh në vend, zbatohet vetëm në Rusi! Atje dënohet me burg çdo opozitar!”, shkruan Manjani në rrjetin social “Twitter”.
Pas largimit nga posti i ministit të Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj qeverisë përmes rrjeteve sociale.
Kjo deklaratë vjen vetëm dy ditë pasi kreu i Kuvendit Meta, tha se Manjani bënte kritika për qeverinë dhe akuza në publik, në vend që t’i adresonte institucionalisht. Sipas tij, kjo qe edhe arsyeja pse u shkarkua.



