Kurti për Financial Times: Ata që flasin për sanksione ndaj Kosovës duhet të mendohen më thellë

Kurti për Financial Times: Ata që flasin për sanksione ndaj Kosovës duhet të mendohen më thellë

Në një intervistë për “Financial Times” kryeministri Albin Kurti tha se ata që flasin për sanksione ndaj Kosovës duhet të mendojnë më gjerë, duke shtuar se ajo që duhet sanksionuar është Serbia. Kurti i ka konsideruar masat e SHBA-ve ndaj Prishtinës si të gabuara.

“Ata që po flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë dhe më thellë. Serbia nuk po i vendos sanksione Federatës ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të shtetit tim, kështu që ndoshta ata duhet të sanksionohen”, ka thënë ai.

Uashingtoni përjashtoi Kosovën nga stërvitjen “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar edhe të tjera pasoja ndaj Prishtinës. Në raport me SHBA-të , Kurti shprehet: “E pranoj se sa i përket qasjeve kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk mendoj se çfarëdo sanksioni ndaj Kosovës… është masa e duhur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy