Më 7 prill do të organizohet një "Street Party", me temë "Break Dance", kauzë kjo që bëhet për strehimin e familjeve rome të mundësura nga Ecovolis. Në këtë eveniment do të jetë DJ Possitive Cuts, dhe do të luhen rrymat alternative, Funk dhe Hip-Hop, si dhe do të marrin pjesë grupet “THE ZENNERS” e “STATIC”.
Në këtë aktivitet do të performojë Matias Ndini, 18 vjeçar, i cili studion për regji. Ndinit i pëlqen të kërcejë dhe mendoi ta sjellë këtë event për ata që duan të tregojnë talentin e tyre. Gjithashtu do të performojë edhe Regi Gugallja, 17 vjeçar, i cili është nxënës në gjimnazin “Ismail Qemali”. Gugallja është baterist i grupit “STATIC AIR”.
“Morëm shkas për të organizuar këtë eveniment nga një ngjarje që ndodhi në dhjetorin e kaluar ku ndëruan jetë dy fëmijë romë. Me bashkëpunimin e disa bizneseve u përpoqëm të ndërtonim vende ku të strehoheshin këto familje të cilat në dimër përballeshin me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta” - tha ideatori i këtij eventi Matias Ndini.



