Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se tashmë në lidhje me kolaudimin e mjeteve, Kontrolli Teknik i mjeteve rrugore do ti kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama bën me dije se nga janari i 2021 do të ketë disa risi që do të jenë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.
“Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet, mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit, tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.
Postimi i Rames:
‘MIRËMËNGJES ME NJË LAJM TË MIRË Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga -DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve: • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet • Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të -DPSHTRR ,fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të -DPSHTRR Fier– shkruan Rama.



