Rama: PD vendosi të vetëvritet, më vjen keq se do t’i mundnim më thellë se 4 vite më parë

Rama: PD vendosi të vetëvritet, më vjen keq se do t’i mundnim më thellë se 4 vite më parë

Gjatë prezantimit të programit electoral të Partisë Socialiste, kryeministri Rama komentoi edhe tërheqjen nga zgjedhjet e Kavajës një javë më parë. Rama tha se ndryshe nga sa është komentuar, tërheqja nga zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë tregon ndryshimin e madh mes PS-së dhe PD-së.

“Erion Braçe nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë, kur shumë mendojnë se ne jemi dukur të dobët me tërheqjen tonë para agresionit të tyre. Kam dëgjuar shumë edhe nga ju që thonë sikur të ishin ata do të ishte bërë kështu dhe ashtu. Jini krenarë që ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi njësoj, edhe pse jemi natyrisht vëllezër dhe motra të të njëjtit gjak, që flasim të njëjtën gjuhë. Jini krenarë që nuk jemi si ata, prandaj ne nuk e vëmë asnjëherë veten mbi Shqipërinë, asnjëherë sedrën mbi arsyen. Për ne nuk vlen kurrë shembulli i forcës, por forca e shembullit”, tha ai.

Rama komentoi edhe negociatat me PD-në, të cilës sipas tij i është ofruar më shumë se çdo opozite tjetër ndonjëherë në vend. Por sipas Ramës, PD-ja trembet nga vetingu, i cili e mban në çadër dhe larg nga përballja e 18 qershorit.  

“Duhet të jeni të qetë me vetëdijen se bëmë gjithçka, edhe aq sa ata kurrë nuk e çuan nëpërmend kur ne ishim në opozitë dhe ata në pushtet. U dhamë mundësinë e parë në 27 vjet për një opozitë në Shqipëri që gjatë fushatës të mbikëqyrnin qeverinë nga brenda. Refuzuan ,sepse nuk e kanë hallin te procesi zgjedhor, as te droga që duket sikur e pinë vetë. Ata hallin e kanë te divorci i pamundur me gjykatësit e korruptuar.  Ata vendosën të vrasin veten. Të vrasësh veten politikisht nuk do të thotë të vdesësh por të jetosh tërë jetën me pengun pse e bëre. Le ta vuajnë inatin e politikës. Nuk më dhimbsen sa pishman do të bëhen, por më dhimbsen votuesit, qytetarët që e shohin veten të lidhur me PD-në. Doja shumë t’i kisha përballë në këto zgjedhje. Ti mundnim më thellë se në 23 qershorin e 4 viteve më parë. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të ecim përpara”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy