
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të japë sot vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për dosjen e njohur si “Partizani”.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 09:30, ndërsa vendimi do të shpallet nga gjyqtarja e Shkallës së Parë, Flojera Davidhi.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani” të kalojë për gjykim.
Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha:
Avokatët e kompanisë Home Plan kanë paraqitur disa prova të cilat po shqyrtohen. Nëse javën e shkuar u shty për mungesë të avokatëve të Xhimi Begejas sot janë të gjithë të pranishëm, përfshirë avokatët e Berishës, Malltezit, Bekteshit dhe Pustinës.
Palët kërkojnë pushimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit, sepse deklarojnë që hetimi është iniciuar politikisht pa prova dhe asnjë shkak. Sipas tyre mungon elementi i korrupsionit dhe pasojës.
Sa kuptohet seanca do të zgjasë 60-90 minuta mbrojtja e Home Plan dhe do të vendosë gjykatë. Ka pasur një pretendim se po shtyhet gjithçka pas zgjedhejve të 11 majit për të parë rezultatin. SPAK thotë se ne nuk ndikohemi nga asnjë proces politik.



