Ndërron jetë Zindzi, vajza e vogël e Nelson Mandela

Ndërron jetë Zindzi, vajza e vogël e Nelson Mandela

Zindzi Mandela, vajza më e vogël e presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeç.

Ajo vdiq në një spital në Johannesburg në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Në vitet e fundit ajo ishte ambasadore e Afrikës së Jugut në Danimarkë.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes saj. Zindzi Mandela ishte fëmija i gjashtë i Nelson Mandelës dhe i dyti me Winnie Madikizela-Mandela, gruaja e tij e dytë.

Presidenti Cyril Ramaphosa në një deklaratë tha se Zindzi Mandela gjatë viteve të luftës ishte e vendosur dhe e palëkundur për liri.

Ministri i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Naledi Pandor u shpreh: "Zindzi jo vetëm që do të mbahet mend si bijë e heronjve tanë të luftës, por si një heroinë e luftës në të drejtën e saj".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy