Çfarë fsheh nisma për shkarkimin e Metës?

Çfarë fsheh nisma për shkarkimin e Metës?

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, analistët u pyetën në lidhje me nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Meta. Shumica e tyre e komentuan këtë lëvizje si një strategji për të zhvendosur vëmendjen nga debati për zgjedhjet.

Arjan Çani: Mendoj se do ta shkarkojnë. Nuk ju intereson nëse do të jetë president, e kanë si akt politi, që “ne fjalën do ta mbajmë deri në fund”. Nuk u intereson se çfarë do të bëjë Kushtetuesja.

Ervin Salianji: Është për të spostuar debatin publik.

Artur Zheji: Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote.

Blendi Kajsiu: Është një strategji politike që Rama e përdori në zgjedhje dhe po e bën tani sërish. Ai e ka përdorur Metën për t’u legjitimuar. Ai do ta fusë diskutimin në pro apo kundër Metës. E ka përdorur edhe më parë këtë strategji dhe do ta bëjë sërish. Në momentin që opozita mbron Metën, atëherë do të futet në një lojë që është e humbur. Kur mbron Metën, humbet pikë.

Arjan Çani: Rama është aq diabolik saqë me një dorë i ofron bashkëpunimin, ndërs anga ana tjetër Spaku hap çështjen e Gërdecit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy