Pas të nxehtit afrikan që përfshiu vendin, sot kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Disa rrugë në Tiranë janë përmbytur dhe ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Po ashtu prurje ka pasur edhe lumi Lana, por s’ka sjellë problematika.
Por situata paraqitet problematike pranë Drejtorisë së Policisë, ku nga pamjet e siguruara dhe nga MCN disa pemë kanë rënë në trotuar duke bllokuar rrugën dhe dëmtuar kabllot e energjisë elektrike.



