Pas 12 vitesh ekstradohet nga Turqia Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit

Pas 12 vitesh ekstradohet nga Turqia Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit

Ashtu siç pritej Izet Haxhia është ekstraduar nga Turqia, mbrëmjen e sotme drejtë vendit tonë. Rreth orën 20:00 avioni me të cilin po vinte ish-truproja i Sali Berishës është ulur në pistën e aeroportit të Rinasit.

I shoqëruar nga punonjës të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ata të trupës së shoqërimit të Drejtorisë së Burgjeve, Haxhia u dërgua në ambientet e burgut 313, ku pritet që nga kjo e martë t’i nënshtrohet një procesi të gjatë gjyqësor. 

Haxhia ish-truproja i Berishës përgjatë viteve 1992-1997, i dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit, u ekstradua nga Stambolli, pasi u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke.

Për 12 vjet me radhë ai ndodhej në Turqi ku një gjykatë kishte urdhëruar që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti u mor vendimi që të ekstradohej drejtë Shqipërisë.

Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu. 

Në Kodin e Procedurës Penale parashikohet që vendimi rishikohet kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes. 

Në këtë rast, kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga data kur personi është ekstraduar.  

Njoftimi i plotë i policisë: 

Ekstradohet nga Turqia, Izet Haxhiaj , i dënuar me 25 vjet burg për vrasje
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë. Shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. H., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N.

Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy