Një tjetër gazetare tentojnë ta puthin gjatë raportimit live të Kupës së Botës

Një tjetër gazetare tentojnë ta puthin gjatë raportimit live të Kupës së Botës

Një tjetër gazetare sportive u përball me sulmin e një burrë i cili u përpoq ta puthte kur ajo po bënte një raportim të drejtpërdrejtë për Kupën e Botës në Rusi.

Braziliana, Julia Guimaraes ishte në Jekaterinburg të dielën për të ndjekur ndeshjen mes Japoninë e Senegalit, kur një burrë iu afrua asaj dhe u përpoq ta puthte.

Ajo u largua duke mos e lejuar ta prekë dhe i tha se nuk duhet të sillet kështu ndaj një gruaje.

“Mos e bëj këtë! Mos e bëj kurrë. Nuk do të të lejoj kurrë të bësh një gjë të tillë me mua. Mos ia bëj këtë një femre. Respektoje!”, i tha ajo djalit që dëgjohej duke i kërkuar falje për veprimin.

Gazetarja e TV Globo dhe SportTV shkroi në Twitter se ajo kurrë nuk e kishte përjetuar këtë në Brazil, por se asaj i kishte ndodhur dy herë gjatë turneut në Rusi.

Ajo i tha Globo Esporte se incidenti ishte "i tmerrshëm" dhe e bëri atë të ndihej "e pafuqishme".

"Këtë herë, unë u përgjigja, por njerëzit e trishtuar nuk e kuptojnë pse njerëzit mendojnë se kanë të drejtë ta bëjnë këtë".

Ajo tha se ishte ngacmuar gjatë ndeshjes së parë të Kupës Botërore midis Rusisë dhe Egjiptit në Moskë.

Javën e kaluar, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Moskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy