Tritol banesës së Skënder Likës në Laç, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli (VIDEO)

Tritol banesës së Skënder Likës në Laç, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit, ku një sasi tritoli është vendosur në shtëpinë e Skënder Likës e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.

Skënder Lika është babai i autorit te vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit, Lleji Lika.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në verandën e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes,  po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy