
Vizita e fundit e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohet si një zhvillim historik për opozitën shqiptare.
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ndodhet në udhëtim bashkë me të, thotë për “MCN Live” se pas pesë vitesh sulmesh të drejtpërdrejta dhe përpjekjesh për eliminimin e tij nga jeta politike, kjo vizitë vendosi në vend jo vetëm dinjitetin e tij, por edhe të të gjithë popullit shqiptar.
Vizita e kryedemokratit Sali Berisha pa dyshim është një vizitë emocionuese për disa aspekte.
E para, u vu në vend drejtësia, është vënë në vend dinjiteti dhe autoriteti, jo vetëm i Sali Berishës, por edhe i të gjithë neve si popull, sepse shpallja non-grata e tij ishte edhe shpallja non-grata e të gjitha veprave të tij.
Dhe një nga veprat kryesore të tij është edhe vetë ngritja e institucioneve pluraliste në vend.
Ajo që mendoj se ka një rëndësi jetike për t’u diktuar është edhe fakti se mali i shpifjeve kundër tij u shkërmoq përpara të vërtetës që ai mbrojti bashkë me qytetarët shqiptarë, një rol shumë të rëndësishëm luajti edhe diaspora.
Vizita ka një rëndësi edhe për momentin në të cilin ndodhet vendi.
Ne jemi përpara një zgjedhjeje të domosdoshme nëse duam të kemi një Shqipëri, nëse duam të jetojmë këtu apo të largohemi dhe ta lëmë vendin në duart e tyre, shumë të ardhur nga vende të treta të cilët kanë mbushur vendin.
Lufta ndaj narko-shtetit, fokusi kryesor i diskutimeve në këto takime në SHBA.



