
Gjatë një operacioni anti-drogë të policisë italiane, ka rënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar me inicialet H.E.
Gjatë arrestimit të tij, policia ka sekuestruar edhe 96 kilogramë marihuanë që ishte fshehur në dhomën e një hoteli në Solferino, pranë Breshias ku ai jetoi për disa muaj.
Droga ishte e ndarë në gjese të tejdukshme dhe ishte fshehur në tri çanta dhe dy qese mbeturinash të zeza.
Sipas mediave italiane, nëse doroga do të dilte në tregun vendas vlera e saj ishte 600 mijë euro.
Në makinë i të riut që ishte parkuar në oborr, policia ka gjetur të gjitha pajisjet për prodhimin e dozave të ndryshme të drogës dhe një shumë e konsiderueshme eurosh.
Operacioni është kryer pasditen e enjte të datës 22 dhjetor, pas një pune të gjatë me vëzhgim dhe mbikëqyrje dhe marrjen e informacionit konfidencial nga burime të ndryshme për 24-vjeçarin shqiptar.
Shtetasi shqiptar u transferua në burgun në Via Poma me akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.



