Tension në Burgun 313, ndërhyjnë forcat RENEA

Tension në Burgun 313, ndërhyjnë forcat RENEA

Pas grevave dhe revoltave që kanë shpërthyer në disa burgje të vendit, edhe të paraburgosurit e Burgut 313 kanë hyrë në grevë urie. Situata e krijuar në burgun e sigurisë së lartë në kryeqytet ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave RENEA. 

Burime për TvT bënë me dije se bëhet fjalë për 150 të paraburgosur, të cilët refuzojnë ushqimin, duke kërkuar t’u lejohen takimet me familjarët.

Gjithashtu bëhet e ditur se të paraburgosurit kërkojnë kushte më të mira higjienike dhe ushqim më cilësor.

Nga ana tjetër, mësohet se ata kanë pretendime edhe për sjellje jo të mirë të punonjësve të këtij institucioni.

Situata në të gjithë burgjet e fundit është e tensionuar, ndërsa autoritetet e burgjeve nuk i janë përgjigjur pozitivisht interesimit tonë për të kuptuar çfarë po ndodh dhe çfarë zgjidhje do të jepet për ta.

Ndërkohë, një ditë më parë, mësohet se ka pasur debate mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni, dhe drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, lidhur me situatën e krijuar në burgjet e vendit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy