Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar PD-në si një parti me natyrë autokratike dhe të lidhur ngushtë me lidershipin e Sali Berishës.
Sipas Bushatit, kërkesat e Salianjit për më shumë demokraci brenda partisë janë legjitime, por ankesa për mungesë gare nuk është e re.
Megjithatë, ai theksoi se Salianji është i vetëdijshëm se PD është parti personale e Berishës.
Këto që dëgjuam nga Salianji dhe ato që ka thënë që kur ka nisur lëvizjen, i firmos 100%.
Janë gjëra bazike për demokracinë brenda partive. Ai ka të drejtë të kandidojë, të kërkojë PD më të mirë, më të hapur, moderne, është e drejtë legjitime.
Aty ku kam problem me Salianjin, të ankohesh që nuk të lënë në garë në PD, është si të ngrihet Elisa me Taulant Ballën dhe të zbulojnë se Rama qenka autokrat dhe nuk lë garë.
Salianji që kur ka vënë këmbën në atë parti, e ka ditur që ajo është parti personale e Sali Berishës.
Unë nëse futem sot në një bandë kriminelësh dhe them, dua që kriminelët ti bëj njerëz të mirë, them jo, sepse ti e di ku hyn.
Gjithmonë këto lloj lëvizjesh në opozitë, edhe pa patur fakte, kam prirje ti shoh me dyshim.
Aq më tepër, pse i shoh me dyshim? Sepse edhe te PD edhe te PS, ne kemi një traditë, që ndryshe nga ç’duhet të ndodhte normalisht, partitë mund të çahen, të fraksionohen në pushtet.



