
Ka përfunduar pa rezultat një takim konsultativ, i mbajtur dje në zyrën e kryeparlamentarit Kadi Veselui, mes këtij të fundit, kryeministrit Haradinaj dhe ambasadorit amerikn, Philip Kosnett. Kështu, taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake do të vazhdojë të aplikohet.
Ndërkohë, një një prononcim për Zërin, ish-ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë pas presionit të ndërkombëtarëve, qeveria s’ka “Plan B” për taksën.
Kryeministri Haradinaj vijon të mbrojë qëndrimin se tarifa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërsa SHBA-të dhe BE-ja kanë kërkuar pezullimin e kësaj mase.
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se qeveria duhet të gjejë sa më shpejt një alternativë për ta pezulluar taksën për një periudhë të caktuar.



