Personat e konsideruar si kërcënim sigurie të cilët kanë marrë një urdhër riatdhesimi aktualisht mund t’u kërkohet të largohen vullnetarisht.
Duhet ta ndryshojmë urgjentisht këtë situatë.
Një deklaratë e tillë vjen nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp në Bruksel me Kryeministrin belg, Alexander De Croo dhe Kryeministrin suedez Ulf Kristersson.
Prandaj Komisioni Europian ka propozuar që nëse një person konsiderohet si kërcënim për sigurinë publike, vendet duhet të kenë fuqinë për t’i detyruar ata të largohen.
Është pjesë e Paktit të Bashkimit Europian për Migracionin dhe Azilin.



