Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, lidhur me depozitimin e kryeministrit për ndryshimet ligjore, akuzoi Edi Ramën se po përpiqet të mbetet i paprekshëm nga drejtësia dhe se po përdor shumicën parlamentare për interesa personale.
Ai theksoi se njerëzit e afërt me Ramën janë nën hetim nga SPAK dhe ngriti shqetësime për mungesën e mbrojtjes për drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumani.
“Çështja po bëhet qesharake dhe veprimet e SPAK po tregojnë që Rama synon të jetë i paprekshëm. Pezullimin se kane shpikur prokuroret, por është e përcaktuar me ligj. Kushdo përveç të zgjedhurve, të gjithë të tjerët mund të pezullohen. Tani Rama po përdor ato 86 mandate se është i shqetësuar për demokracinë në vend? Apo për fatin e tij? Në fakt kjo nuk është fatkeqësi, shyqyr erdhi dita që një kryeministër ndihet i kërcënuar nga drejtësia. Rama ndihet i rrezikuar.
Guxuan të shkonin te ai. Nëse ne marrim njerëzit më të afërt të Ramës janë ose të pandehur, ose në hetim, ose shkojnë përditë në SPAK. Ne nuk e dimë nëse ai po hetohet.
Shikoni sulmin që ai po bënë. SPAK ka dy javë kërkon mbrojtje për Dumanin dhe garda ka dy javë që nuk shton mbrojtjen për të.”



