Ndodh për herë të parë, nënë e bijë turiste në hapësirë

Ndodh për herë të parë, nënë e bijë turiste në hapësirë

Ndodh për herë të parë, një grua dhe vajza e saj do të fluturojnë në hapësirë ​​së bashku. Protagonistet e fluturimit direkt në Hënë janë një vajzë 18-vjeçare, Anastatia Mayers, studente në Universitetin e Aberdeen-it dhe nëna e saj, Keisha Schahaff, e cila fitoi udhëtimin në hapësirë ​​ndërsa ishte në një fluturim të Virgin Atlantic.

Ato do të nisen të enjten dhe me udhëtimin e tyre bëhen rasti i parë në botë ku nëna dhe vajza do fluturojnë së bashku në hapësirë, por edhe turistët e parë hapësinorë me origjinë nga Karaibet.

Anastasia bëhet gjithashtu personi i dytë më i ri që do të shkojë në hapësirë.

Nëna Keisha Schahaff fitoi një vend në fluturimin e dytë komercial të Virgin Galactis në një shorte çmimesh. Gruaja ishte në një fluturim të Virgin Atlantic nga Antigua në Londër.

Asaj iu desh të udhëtonte në kryeqytetin britanik për të zgjidhur çështjet e vizave të së bijës, kur në bord u shfaq një njoftim për konkursin.

Gruaja vendosi të marrë pjesë dhe fitoi pas një përzgjedhjeje nga 20 finalistë, ku më pas u reduktua në një listë të ngushtë prej 5.

Nënë e bijë do të jenë në bordin e misionit “Galactic 02”, fluturimi i dytë komercial në hapësirë ​​i kryer nga kompania amerikane dhe i pari me klientët që paguajnë në bord.

Çmimi për një udhëtim me raketë në hapësirë ishte 450.000 dollarë, ose rreth 350.000 euro.

Misioni ndjek “Galactic 01” i cili u zhvillua në qershor, duke arritur një lartësi prej rreth 85 kilometrash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy