Qumësht me bidonë në rrugë/ Resuli: Produkti i pasigurtë, nëse shteti nuk funksionon, fermerët gjejnë alternativa tjera

Qumësht me bidonë në rrugë/ Resuli: Produkti i pasigurtë, nëse shteti nuk funksionon, fermerët gjejnë alternativa tjera

Qumështi i cili shitet me bidona në rrugë, lënë shumë opera të dëshiruar përsa i takon sigurisë ushqimorë për konsumatorët.

Lidhur me këtë, presidenti i Shoqatës Mbrojtja e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor, Ervin Resuli, në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, u shpreh se shumë tregtarë ambulantë që shesin këtë produkt në rrugë, paraqesin rrezikshmëri për shëndetin e konsumatorëve, të cilët nuk kanë njohuri për prodhimin dhe mirëmbajtjen e tyre deri te ta.

Tregtimi i qumështit në rrugë është fakt në tërë vendin, në kohën kur qeveria nuk siguron garanci për konsumatorët, ne i bëjmë thirrje konsumatorëve që të vetëdijesohen dhe përderisa nuk ka as etiketë dhe ne nuk e dimë se me sa % nxirret qumështi, natyrisht se nuk i dimë parametrat ushqyes të produktit, dhe ajo që është më e rrezikshme është fakti se janë 65% të sëmundjeve me origjinë shtazore.

Ka një procedurë në gjithë ciklin e marrjes së qumështit, që nga ambalazhimi deri te mbërritja te konsumatori, ka një procedure, me sa % të temperaturës del nga kafsha, pastaj duhet ftohja, sepse shumohen mikrobet.

Sipas Resulit, e vetmja është Ministria e Bujqësisë e cila ka thënë se është minimizuar ky fenomen, ndërkohë që vazhdon të jetë po njësoj.

Është përgjegjësi e Ministrisë dhe s’mund të thuash që është minimizuar si fenomen, dhe nuk ekziston qumështi me pagurë, ai vazhdon të jetë aty, si duket vetëm ministria nuk e di këtë gjë.

Absolutisht fermerët dhe blegtorët, jo vetëm në Shqipëri, por në tërë botës, kur nuk funksionon shteti, do të gjejnë mënyra të tjera për të ardhur të shitja, ne prandaj kemi ngritur zërin se duhet mbështetje.

Por përsa kohë një prodhues nuk e ka një nipt, një kod, të cilën me prodhimet e veta, ata identifikohen, ai pa dashur bëhet potencial rreziku për konsumatorët, sepse nuk kemi asnjë informacion për seren e tij, për prodhimin që ai ofron, prandaj kemi ngritur zërin që të mos kemi informalitet kaq të madh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy