Dekonspiroi hetimin tek trafikantët shqiptarë, Apeli lë të pezulluar ish-zëvendës drejtorin e OFL-së

Dekonspiroi hetimin tek trafikantët shqiptarë, Apeli lë të pezulluar ish-zëvendës drejtorin e OFL-së

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra të ish-zëvendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi. Ky i fundit është nën hetim për veprat penale “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Sipas prokurorisë, Shkëmbi dyshohet se ka dhënë informacione tek dy trafikantët shqiptarë, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukajn. Informacioni për nisjen e hetimeve ndaj Shëkmbit u dha fillimisht nga autoritetet gjermane, të cilët thanë se trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim A.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 295/a dhe 259 të Kodit Penal. Shtetasi A.Sh., është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur: -Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues 'Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik' për personin nën hetim A.SH. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në vendim.

Kujtojmë që atë kohë, autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy trafikantët të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat. Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara. Pasi morën këtë informacion, në shtator oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dy rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar aksione ndërkombëtare të forta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy