Bregu: Grupet kriminale në Vlorë nuk janë goditur ende, policia lokale s’ka fuqi të arrestojë personat me rrezikshmëri (VIDEO)

Bregu: Grupet kriminale në Vlorë nuk janë goditur ende, policia lokale s’ka fuqi të arrestojë personat me rrezikshmëri (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me aksionin ‘blic’ të kryer në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ai u shpreh se aktiviteti kriminal nga viti 2018-2022 në Vlorë ka qenë i pakontrolluar dhe se grupet kriminale në këtë qytet nuk janë goditur ende.

Sipas tij aksioni është organizuar nga Fast, pasi policia e Vlorës nuk ka fuqi të kryejë arrestimin e personave me rrezikshmëri.

Operacioni është bërë nga Fast një sektor brenda policisë së shtetit për persona me rrezikshmëri të lartë të kërkuar nga policitë e tjera homologe. Dhe besoj dhe unë se mund të ketë qenë një kontroll për Stresin por nëse do ishte për të nuk është një person i skeduar nga SPAK.

Aktiviteti kriminal i zhvilluar në Vlorë nga 2018 deri në 2022 kur janë dhe përgjimet e Sky ende nuk është bërë një operacion. Ashtu si thuhet dhe nga informacionet sekrete qyteti me problematikën më të madhe për rendin dhe sigurinë aktualisht është Vlora. Vlora vijon të mbetet në problematikën e saj më të madhe pasi grupet kriminale aty ende nuk janë goditur.

Policia lokale atje nuk ka informacion sepse nuk i besojnë në mos ka pasur dhe dekonspirim në disa aksione kohët e fundit dhe nuk ka fuqi për të arrestuar personat me rrezikshmëri. Personi më i kërkuar për momentin nga Vlora është Fatmir Hyseni në kërkim për vrasjen e policit Santiago Malko, por ky ska lidhje me këtë operacion. Pritet ka kohë që pritet një goditje e SPAK për grupet që operojnë në Vlorë. Situata atje ka qenë gjithmonë problematike, Vlora është shumë dimensionale si qytet sa i përket krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy