Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre të rinj

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre të rinj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti i cili ka degjeneruar me përdorimin e armës.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy