“Biznesi do shkojë deri në grevë urie”, Nasto: Qeveria po zbaton planin e oligarkëve. Monopolet një katastrofë! (VIDEO)

“Biznesi do shkojë deri në grevë urie”, Nasto: Qeveria po zbaton planin e oligarkëve. Monopolet një katastrofë! (VIDEO)

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm Albert Nasto deklaroi në MCN Live se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e parashtruara brenda 10 ditësh, mund të shkohet deri në grevë urie dhe mos bindje civile për mos pagim taksash.

Nasto tha se qeveria shqiptare po zbaton programin e oligarkëve duke e monopolizuar vendin, përmes goditjes së bizneseve të mesme dhe të vogla.

Në vitin e pandemisë u mbyllën 38 mijë biznese. Por çdo vit janë mbyllur 20 mijë biznese. Edhe 2022-shi po shkon drejt kësaj shifre. Kjo është alarmante. Këto biznese ka vite që kanë aktivitet, ka biznese 25 vjet, apo 10 vjet. Goditjet kryesore të qeverisë ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm ka pasur plan të detajuar që e kanë bërë oligarkët. Monopolizimi i këtij vendi po shkon drejt katastrofës. Monopolet dhe kompanitë e mëdha kanë dashur të largojnë nga tregu biznesin e vogël dhe të mesëm. Pronar të kompanive të mëdha kanë thënë mbyllni subjektet tuaja dhe hajde punoni te ne. U kemi thënë që është e turpshme të mbyllet biznesi i vogël dhe i mesëm. Qëllimi i kësaj qeveria është zbatimi pikë për pikë i programit të oligarkëve dhe monopolit. Prandaj janë në prag të falimentit shumë biznese. Po të shohësh edhe ndihmën që dha qeveria, 0,6 për qind tha qeveria shqiptare. Ku Serbia dha 6-7 për qind të GDP-së. Qeveria shqiptare ka 9 taksa mbi karburantin, mbi naftën sidomos, janë 120 lekë të vjetra që kjo qeveria e korruptuar na merr për një litër. Po bëjmë sondazhe, po pyesim bazën, njerëz që kanë eksperiencë, po shohim mënyrat dhe mjetet që të sensibilizojmë fillimisht bizneset, sepse nuk e dinë çfarë janë këto rritje gjobash dhe tatim mbi xhiron. I kemi lënë qeverisë 10 ditë kohë dhe jemi të hapur të bisedojmë. Ne shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Kemi bërë shkresën ndaj institucioneve. Kur qeveria s’i merr parasysh me shkresa, atëherë ka mjete, greva. Do vijë momenti që do dalim edhe në sheshe, do ndërmarrim edhe hapa më të rëndësishme, do kalojmë deri në greva urie, por fillimisht do t’i japim mundësi qeverisë shqiptare. Do bëjmë greva kombëtare, do bëjmë greva urie, do bëjmë thirrje për mos pagim taksash dhe mos bindje civile”.

Nasto bëri me dije se biznesi i mesëm dhe i vogël do t’i bashkohet protestës së thirrur nga opozita më 12 nëntor.

Do t’i bashkohemi opozitës, PD, do t’i bashkohemi datës 12. Ne lobojmë me opozitën, me PD-në, apo lobonim dje me PS-në që ishte në opozitë. Ne do mbrojmë të drejtat tona, shkojmë në protestë për të drejtat tona. Personalisht i bëj thirrje gjithë biznesit, të gjithë ata që kanë mundësi, të marrin pjesë në protestën e datës 12. Në fund të fundit, të mos trembemi ne nga qeveria, por duhet të tremben qeveritë e korruptuara. Duhet të jemi atje për të drejtat tona, sepse vërtet Shqipëria, vendi, ekonomia, biznesi, gjithçka është në rrezik, dhe duhet t’i themi ndal kësaj qeverie. Ditë të vështira po e presin Shqipërinë dhe qeveria duhet të ulet me grupet e interesit dhe jo të bëjë një paketë fiskale të pakonsultuara. Prandaj duhet të jemi atje, të mbyllim dyqanet, të jemi në sheshe. Një vend që ka protesta, greva shëndoshet demokracia, shëndoshet ekonomia. Ne do përdorim moton që nuk duhet të mbyllim subjektet, qepenat dhe familjarisht të emigrojnë, të largohemi nga ky vend”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy