
Gazetari Arjan Curri thotë se Lulzim Basha e ka gati alibinë edhe për humbjen e radhës. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Curri tha se pasi akuzoi Ramën për vjedhjen e zgjedhjeve, mund të akuzojë edhe Berishën.
Ai sa herë që del thotë të njëjtën frazë, lufta sapo ka filluar dhe pas një muaj po kështu dhe para ca ditësh po e njëjta gjë. Përse e bën këtë, sepse ka kuptuar se në politikë nuk ka kohë dhe ai del përsërit pafund këtë sepse është gjithmonë për herë të parë. Na gënjeju duke na bërë të besonim te ai politikani i qetë i butë, po shohim se po e mbron shumë selinë. Basha në çdo palë zgjedhje do thotë lufta sapo ka filluar dhe ka alibinë se zgjedhjet na i vodhi Rama, madje pritet të thojë te zgjedhjet e tjera që na i vodhi dhe Berisha dhe s’ka ndërmend të japë kurrë dorëheqjen duke u thënë se zgjidhja juaj e vetme jam unë.



