Regjistrimi i kandidatëve për deputet, KQZ rrëzon PD-në: Ja kur skadon afati

Regjistrimi i kandidatëve për deputet, KQZ rrëzon PD-në: Ja kur skadon afati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë zyrtare për të sqaruar se nuk ka asnjë shkelje në afatet për pranimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017.

Partia Demokratike ngriti këtë të shtunë pretendimin se afati që partitë të dorëzonin listat e kandidatëve kishte mbaruar mbrëmë në orën 00:00.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se sipas Kodit Zgjedhor, ashtu siç është ndjekur edhe në zhvillimin e proceseve të mëparshme zgjedhore, afati i fundit është 50 ditë para zgjedhjeve, dhe llogaritja bëhet duke përjashtuar datën e zgjedhjeve. 

Pra sipas saj, partitë politike kanë kohë deri këtë të shtunë në orën 00:00 për të dorëzuar listat e plota me kandidatët për deputetë në Shqipëri

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se, në bazë të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, afati i regjistrimit të listave shumëemrore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 është “jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve”. Bazuar në rregullimin e mësipërm ligjor dhe në praktikën shumëvjeçare të KQZ, afati 50 ditë përpara datës 18 qershor 2017 korrespondon me datën 29 prill 2017. Referuar nenit 67 të Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të depozitojnë listat shumëemërore në KQZ, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Afati 50 ditor para ditës së zgjedhjeve referuar nenit 125 të Kodit Zgjedhor, llogaritet duke përjashtuar ditën e zgjedhjeve", deklaroi Hoxhaj.

Sipas zëdhënëses së KQZ, data 29 prill, si data e fundit për regjistrimin e listave shumëemrore të kandidatëve të partive politike pjesmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin 2017 është datë e deklaruar prej kohësh dhe e pranuar publikisht me veprime konkludente nga të gjitha forcat politike në vend, disa prej të cilave kanë edhe përfaqësues të përhershëm në mbledhjet e KQZ. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy