Covid i merr jetën një qytetari, regjistrohen 69 raste të reja

Covid i merr jetën një qytetari, regjistrohen 69 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë nxjerr raportin e 24 orëve të fundit të Covid, ku konfirmohet një viktimë dhe konkretisht një qytetar nga Lushnja, 81 vjeç.

Ndërkohë janë identifikuar 69 raste të reja nga 1046 testime të kryera. Rastet e reja janë të shpërndara 36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Në të gjithë vendin janë 497 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët njëri ndodhet në gjendje më të rënduar.

Sakaq janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika 26 Mars 2022

Raste të reja ditore 69

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 14

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1046

Testime totale 1.772.991

Raste pozitive 273.387

Raste të shëruara 269.399

Raste Aktive 497

Humbje jete 3491

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy