Debate në Kuvend/ Kurti: Tani në Kosovë jetohet me dinjitet sepse qeveria nuk vjedh si dikur

Debate në Kuvend/ Kurti: Tani në Kosovë jetohet me dinjitet sepse qeveria nuk vjedh si dikur

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur sot në Kuvend kritikave të opozitës për mosveprim të qeverisë për ulje të çmimeve të produkteve në vend.

Kurti tha se tanimë në Kosovë  “jetohet me shumë dinjitet sepse ka politika sociale, edhe për shkak se Qeveria nuk vjedh si dikur”.

Nga opozita e dëgjova vetëm një numër 3+3. Kaq është propozimi juaj. Është hamendësim, përsiatje. Taksat edhe mund të hiqen, por është gabim. Është dëm. Do ta kuptoja po që se është i brengosur për tatimet nëse ka korrupsion në qeverisje. Po të kishte skandale të përditshme si në qeverisjet e kaluara, qytetarët do të thoshin pse të paguajmë taksa. Por në këtë qeverisje të mirë që ekziston në Republikën e Kosovës qytetarët me qejf paguajnë taksa. Duhet të jeni të gëzuar se çka bëhet me ato taksa. Lehona ka pasur edhe kur keni qenë ju në Qeveri. Ku keni qenë? Shtesat për fëmijë: Fëmijë ka pasur, po s’i keni pa. Në Kosovë jetohet me shumë më shumë dinjitet edhe sepse ka politika sociale edhe për shkak se Qeveria nuk vjedh si dikur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy