
Të paktën 13 ushtarë humbën jetën dhe 3 mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një autobus të ushtrisë siriane në Damask. Dy pajisje shpërthyen ndërsa autobusi ndodhej në urën Hafez al-Assad, duke shtuar se një pajisje shpërthyese e tretë u çaktivizua nga piroteknikat e ushtrisë.
Zyrtarët e kanë quajtur shpërthim “terrorist”. Forcat e Presidentit Bashar Assad tani kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit. Që kur filloi lufta civile e vendit në mars 2011, Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 350,000 persona kanë humbur jetën, shkruan Reuters.
Nërkohë që më shumë se pesë milionë refugjatë janë zhvendosur.



