Sudan, rifillojnë përleshjet pas armëpushimit 24-orësh
Granatimet dhe luftimet rifilluan mëngjesin e sotëm në kryeqytetin sudanez Khartoum pas një armëpushimi 24-orësh që u dha mundësinë civilëve një pushim pas gati dy muajsh lufte.
Armëpushimi i ka lejuar civilët e bllokuar në Khartoum të dalin jashtë dhe të grumbullojnë ushqime dhe furnizime të tjera thelbësore.
Por vetëm 10 minuta pas përfundimit të armëpushimit, kryeqyteti u trondit sërish nga zhurma e granatimeve dhe përplasjeve.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.