Në dekadat e fundit, studimet që analizojnë lidhjen midis konsumimit të vezëve dhe rritjes së kolesterolit në gjak janë ndikuar kryesisht nga kompanitë, duke shtrembëruar shpesh mesazhin final në favor të mungesës së dëmeve, që në fakt mund të mos jetë e tillë.
Një analizë e hollësishme mbi financimin e studimeve për vezët dhe kolesterolin që nga vitet 1970 nga shumë dyshime. Ekspertët që bëjnë pjesë në Komitetin e Mjekëve për Mjekësinë e Përgjegjshme (PCRM) kanë ekzaminuar studimet e publikuara në lidhje me këtë temë, të kryera nga 1950 deri në vitin 2019 dhe kanë parë që, deri në vitin 1970, përqindja e atyre që financoheshin nga kompanitë ishte zero, ndërsa në periudhën 2010-2019 ishte 60%.
Sipas “American Journal of Lifestyle Medicine”, është parë që 85% e studimeve - të sponsorizuara ose jo - tregojnë se konsumimi i rregullt i vezëve rrit kolesterolin, por pikëtakimet e të dy grupeve të studimeve përfundojnë këtu. Kështu, kur një studim financohet nga një kompani, në një rast nga dy të tilla, ai arrin në konkluzione që shkojnë përkundër shifrave që raporton, ndërsa e njëjta mospërputhje shihet vetëm në 13% të studimeve të pavarura (pa financim nga kompanitë).
Për shembull, në një studim të vitit 2014 me të rinjtë e kolegjeve, konsumi i dy vezëve për mëngjes pesë ditë në javë për 14 javë u lidh me një rritje të LDL-së, e ashtuquajtura formë 'e keqe' e kolesterolit, prej 15 mg për decilitër gjaku. Pavarësisht kësaj, autorët kishin konkluduar se: "marrja shtesë e 400 mg kolesterol në ditë përmes dietës ushqimore nuk ka asnjë ndikim negativ në nivelet e lipideve në gjak".
Siç theksojnë studiuesit e PCRM, gjithashtu mund të thuhet se rritja e kolesterolit të lidhur me vezët, e cila nuk ishte domethënëse, duhej konsideruar si variabël statistik dhe fiziologjik, por përkundrazi u argumentua se nuk ekzistonte, dhe kjo mund të konsiderohet një provë shumë e qartë e një qëllimi jo të mirë.
Problemi më i madh, megjithatë, është se këto përfundime shpesh kanë ndikuar në udhëzime dhe rekomandime; për shembull, në vitin 2015, Komiteti Këshillimor i Udhëzimeve Dietike në SHBA, i cili gjithashtu këshillonte se duhej marrë sa më pak kolesterol të jetë e mundur përmes dietës ushqimore, raportoi: "provat në dispozicion sot nuk tregojnë një lidhje midis konsumit të kolesterolit me dietën dhe kolesterolit në gjak".
E gjithë kjo ndodhi ndërsa disa analiza treguan, përkundrazi, që konsumi i vezëve në të vërtetë rrit nivelin e kolesterolit. Mbi të gjitha, një studim i vitit 2019, i botuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, i cili bashkoi të dhëna nga 55 studime, tregoi se një vezë në ditë është e lidhur me një rritje të LDL prej rreth nëntë mg dhe për çdo 100 mg përveç kolesterolit (ekuivalent me gjysmë veze, pak a shumë) të marrë me dietë, LDL rritet me 4.5 mg / dl. Një tjetër hulumtim, i kryer këtë herë në JAMA, i cili ekzaminoi 30 000 njerëz, tregoi se edhe konsumi i moderuar por i përditshëm i vezëve shoqërohet me një rritje të konsiderueshme të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrezikut të vdekjes.
Analiza e Komitetit të Mjekëve për Mjekësinë e Përgjegjshme, i cili analizoi 153 hulumtime, zbuloi se 139 prej tyre treguan një rritje të kolesterolit në gjak, me një rritje statistikisht të rëndësishme për 68 prej tyre: kjo e bën shumë të pagjasë që përfundimi të jetë i rastësishëm. Më në fund, në asnjë rast nuk pati një rënie të konsiderueshme të kolesterolit, ndërsa një rënie e parëndësishme u raportua në gjashtë studime të pavarura dhe tetë sponsorizuara.
Përfundimi mund të jetë vetëm një ftesë për të verifikuar burimet e financimit për këtë lloj studimi çdo herë, para se të merren për të mirëqena përfundimet e nxjerra. / Il Fatto alimentare /



