Policia e Tiranës në një hetim që ka zgjatur rreth 9 muaj, ka arrestuar 7 persona nën akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht në zonën e ish-bllokut, por edhe në hotele të ndryshme të kryeqytetit, kundrejt shumave që varionin nga 100 deri në 300 euro.



